Shkodra humbi një legjendë. Sabah Bizi, “Nderi i Kombit,” u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të shkëlqyer me Vllazninë, Partizanin dhe Kombëtaren Shqiptare. Debutues në futboll në moshën 17-vjeçare, ai shënoi histori me përballjen ndaj Gjermanisë në 1967, duke sfiduar Beckenbauer dhe duke eliminuar Gjermaninë. Pas futbollit, ai vazhdoi të kontribuonte në këtë sport si trajner dhe drejtues. Një figurë e paharruar për qytetin tonë dhe më gjerë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Bizi dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan këtë legjendë. U prehtë në paqe!