Elbasani U20-Vllaznia U20, 66-68 (14-17, 17-13, 19-23, 16-15)
Formacioni i Vllaznia U20: Sead Kopliku(27 pikë), Raili Bajama(12), Xhulio Murrizaj(11), Klevis Dini(6), Islail Shabaj(4), Rubin Mucejani, Redian Biliali, Sidrit Piranej, Egzon Shegaj, Gersi Hysaj, Gersi Kroni. Trajner: Kristian Koqeku.
Gjyqtarë: Fatjon Malevi, Amarildo Brahilika
Vllaznia e basketbollit meshkuj për kategorinë U20 po bën një paraqitje shumë të mirë në Kampionatin Kombëtar të kësaj grupmoshe. Pas fitores emocionuese në transfertë ndaj Kamza Basket me vetem një pikë diferencë, 71-72, djemtë e drejtuar nga trajneri pasionant Kristian Koqeku kanë regjistruar një tjetër fitore emocionuese po në transfertë.
Këtë radhë, suksesi ka ardhur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” të Elbasanit, ku Vllaznia ka mundur skuadrën vendase të Elbasanit me rezultatin 66-68. Një ndeshje, kjo e cila bazuar edhe në shifrat e vetë priodave të zhvilluara ka qënë shumë e dyluftuar gjatë të gjithë ecurisë së takimit.
Kuqeblutë e kanë nisur mjaft mirë takimin teksa fitojnë periodën e parë me shifrat 14-17. Dhjetë minutat e periodës së dytë janë për vendasit, të cilat dalin fitues me shifrat 17-13 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e tyre me 1 pikë diferencë, 31-30.
Pas kthimit në fushën e lojës, alternimet e basketbollistëve në fushën e loëjs nga ana e teknikut Koqeku bëjnë që Vllaznia të marrë komanden e kësaj periode, të cilën duke e fituar atë 19-23, marrin avantazhin e rezultatit të përgjithshëm pas tre periodave, 50-53.
Një avantazh ky që pavarësisht se elbasannasit fitojnë periodën e katërt, 16-15, nuk arrijnë të frenojnë fitoren e krejt ndeshjes nga ana e Vllaznisë me rezultatin 66-68. Krahas fitores së ndeshjes, nga gjiri i Vllaznisë ishte edhe basketbollsiti i ndeshjes, pikërisht Sead Kopliku me 27 pikë të shënuara.
Gaspër MARKU