Tuesday, December 2, 2025

Basket Meshkuj-Vllaznia fiton pjesën e parë në transfertën fierake 37-48, por Apolonia e përmbys në të dytën duke fituar të gjithë ndeshjen 90-82

Lexo

- Reklamë -spot_img

Apolonia-Vllaznia  90-82(17-27, 20-21, 26-12, 27-22)

Pas fitores të javës së parë në shtëpi 99-70 ndaj Flamurtarit, për javën e dytë të Kampionatit të Superligës së Basketbollit për meshkuj, Vllaznia udhëtoi drejt Fierit ku u ndesh me ekipin vendas Apolonia.

Një ndeshje që nisi mjaft mirë për kuqeblutë, ku djemtë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani janë të papërmbajtshëm në periodën e parë, teksa shënojnë pikë pas pike duke vijuar të udhëheqin rezultatin, i cili në fund të dhjetëminutëshit të parë është në shifrat17 me 27 në favor të kuqebluve.

Në ndryshim nga perioda e parë, në të dytën, skuadra fierake e përmirëson ndjeshëm lojën e saj duke bërë që rivaliteti në dhjetëminutëshin e dytë të jetë prezent gjatë të gjithë kohës. Apolonia e fiton periodën e dytë me shifrat 20-21, por në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, Vllaznia shkon me avantazhin e plus 11-të pikëve me shifrat 37-48.

Ajo që fundos kuqeblutë e Vllaznisë është perioda e tretë, minutat e së cilës shoqërohen me gabime të shumta nga basketbollistët e saj. Periodë kjo që fitohet nga Apolonia me 14 pikë diferencë, 26-12 duke bërë që avantazhi pas kësaj periode të kalojë në anën e vendasve, të cilët kryesojnë 63-60.

Edhe pse merr një goditje jo të vogël në periodën e tretë, kuqeblutë rikthehen në lojë duke arritur ta barazpeshojnë takimin për shumë minuta të periodës së katërt, ku për disa minuta ka ekuilibër në rezultat. Megjithëatë, tre minutat e fundit rikthejnë sërishmi gabimet në formacionin e kuqebluve, situatë kjo që shfrytëzohet nga Apolonia, e cila e mbyll gjithë takimin në favorin e saj me rezultatin 90 me 82.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img