Thursday, September 19, 2024

Basket Meshkuj-Vllaznia godet në merkato, zyrtarizon dy amerikanët, Michael Lenoir dhe Michael Wright

Lexo

Vllaznia e basketbollit për meshkuj ka nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv, 2024-2025. Për trajnerin Damian Bekteshi, ky pragsezoni nuk ka qënë i qetë, pasi nga ekipi kuqeblu ka pasur largime, mes të cilave spikat ai i shtatlartit Veton Gjeçaj, i ka nisur një aventurë të re me ekipin e KB Bashkimi në kampionatin kosovar.

Megjithatë, stafi së bashku me zëvendëstrajnerin Roni Gjeçaj, i cili njëherazi luan edhe rolin e menaxherit pranë shoqatës së basketbollit Vllaznia, kanë ditë që punojnë për plotësimin e skuadrës me element cilësorë.

Në këtë drejtim, fillimisht është punuar për rikthimin në Shkodër të basketbollistëve shkodranë, ndër të cilët Robert Shestani duket se është më afër një vendimi të tillë.

Ndërkohë, prioritet i është dhënë edhe pistës së huaj, ku pas shumë negociatash, është arritur në përfundimin mirëkuptimi mes palëve  që dy basketbollistë cilësor amerikanë të bëhen pjesë e Vllaznisë.

Ato janë, Michael Lenoir, 23 vjeçari i pozicionit organizator, i cili vjen nga Texas ku ka luajtur në kolegjet më të mira Amerikane NCAA dhe TBL. Nga sa bëhet e ditur, basketbollisti në fjalë do të mbërrijë me datë 9 shtator në Shqipëri dhe me datë 10 do fillojë stërvitjet me ekipin e Vllaznisë. Njëkohësisht, bëhet e ditur se për amerikanin Michael Lenoir, kjo është eksperienca e tij e parë në Europë.

Lojtari tjetër amerikan që pritet të veshëm fanelën e Vllaznisë quhet Michael Wright, mosha 26 vjeç, me gjatësi 195 centimetra. Sipas informacionit, eksperiencat e mëparshme të është janë në kolegjet amerikane dhe vitin e kaluar gjysmë finalist me ekipin BC Gau në kampionatin gjeorgjian. Basketbollisti në fjalë luan në poziten e anësorit dhe pritet të bashkohet m skuadrën kuqeblu nga fundi i muajit shtator.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img