Tuesday, December 2, 2025

Basket Meshkuj-Vllaznia pret Partizanin, sot ora 20:00, pallatin e sporteve “Qazim Dervishi”. Superliga-Java e tretë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia e basketbollit për meshkuj luan sot ndeshjen e javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore duke pritur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” ekipin e Partizanit.

Kuqeblutë e drejtuar nga drejtuar nga trajneri Eni Llazani, vijnë në këtë përballje pas fitores në shtëpi me Flamurtarin dhe humbjes në transfertë me Apoloninë.

Vllaznia e koshit për meshkuj, ka riformatuar këtë sezon një skuadër, e cila gërshëtohet mes përvojës me kapitenin Robert Shestani në krye si dhe grupit amerikan, dhe elementit të ri që për drejtuesit e shoqatës së basketbollit Vllaznia, kanë marrë marrë një vemendje kryesore duke  pasur një prioritet më të madh sesa vitet e mëparshme.

Sfida e sotme, e cila nis në orën 20:00, pritet të shoqërohet me një interesim të madh nga ana e tifozërisë shkodrane, për të mbështetur Vllazninë drejt fitores së dytë në kampionat duke qënë të bindur se këtë sezon sportiv, kuqeblutë janë në gjendje të rivalizojnë denjësisht për titullin kampion.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img