Vllaznia-Besëlidhja 85-73(15-27, 27-17, 24-23, 7-18)
Finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj është diskutuar mes dy skuadrave veriore, Vllaznisë së Shkodrës dhe Besëlidhjes së Lezhës. Një derbi verior që edhe pse i zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit, është shoqëruar nga një tifozëri e zjarrtë e të dy skuadrave përkatëse.
Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni LLazani, pasi kishin bërë një përformancë shumë të mirë në turin çerekfinal dhe atë gjysmëfinal duke elemuar përkatësisht Tiranën dhe Elbasanin, kërkonte të bëntë të njëjtën gjë edhe në përballjen finale me komshinjtë lezhjanë.
Fillimi ishte më i mirë për lezhjanët, të cilët fitojnë periodën e parë 15-27, ndërkohë që Vllaznia kundrapërgjigjet në periodën e dytë duke e fituar atë me shifrat 27-17, por pjesa e parë është për Besëlidhjen me shifrat 42-44.
Pas pushimit mes dy pjesëve, kuqeblutë fitojnë periodën e tretë me rezultatin 24 me 23 duke e ngushtuar në vetëm një pikë diferencen me lezhjanët kryesues.
Por, ajo që vendos përfundimisht në dëm të Vllaznisë, është perioda e katërt dhe e fundit e krejt ndeshjes. Periodë kjo që dominohet tërësisht nga Besëlidhja, e cila duke e fituar këtë dhjetëminutësh, 7 me 18, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 73-85.
Në ceremoninë e mbylljes së krejt aktivitetit, ka qënë Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari, i cili i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i FSHB-së, Franko Bushati, i kanë dorëzuar kapitenit të Besëlidhjes, Julian Hamati, trofeun e Kupës së Shqipërisë 2025.
Për Shoqatën e Basketbollit Vllaznia, pjesëmarrja e kuqebluve në kombeticionin e Kupës së Shqipërisë ka qënë dinjitoze, ku edhe me pak kujdes, mund ta fitonte trofeon. Një gjë të tillë e shprehin edhe në postimin zyrtar të faqes së tyre në rrjetet sociale.
Postimi i Shoqatës së Basketbollit Vllaznia
FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË
Besëlidhja 85 – 73 Vllaznia
E lamë gjithçka në parket dhe zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, duke luftuar me zemër deri në fund. Për fat të keq, rezultati nuk ishte në favorin tonë, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të ekipit.
Nuk mund të mos theksojmë një kontrast të dukshëm në gjuajtjet e lira, ku skuadra kundërshtare ekzekutoi 40 gjuajtje të lira kundrejt 15 të Vllaznisë. Detaje të tilla kanë ndikimin e tyre në një ndeshje kaq të rëndësishme, por ne mbetemi krenarë për mënyrën se si ekipi ynë luftoi deri në sekondën e fundit.
Një falënderim i madh për të gjithë tifozët tanë besnikë që udhëtuan dhe na mbështetën me pasion të jashtëzakonshëm. Ju jeni forca dhe motivimi ynë më i madh!
Sezoni vazhdon dhe ne do të rikthehemi më të fortë se kurrë!
Besëlidhja fiton Kupën e Shqipërisë
Besëlidhja triumfoi në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke mundur Vllazninë me rezultatin 85-73. Ndeshja ishte e rivalizuar, me Vllazninë që qëndroi në garë deri në minutat e fundit, por skuadra lezhjane arriti të sigurojë fitoren dhe trofeun