Wednesday, November 27, 2024

Basketboll Meshkuj U20 – Kuqeblutë e drejtuar nga Kristian Koçeku e nisin me fitore kampionatin. Vllaznia U20 mund Kamza Basket në transfertë, 71-72. Spikat, Sead Kopliku, me 28 pikë

Lexo

Kamza Basket U20-Vllaznia U20,  71-72(17-15, 17 -24, 18 -16, 19 -17)

Formacioni i Vllaznia U20:  Sead Kopliku, Raili Bajama, Xhulio Murrizaj, Klevis Dini, Rubin Mucejani, Redian Biliali, Islail Shabaj, Sidrit Piranej, Egzon Shegaj, Gersi Hysaj, Gersi Kroni. Trajner: Kristian Koçeku.

Kampionati Kombëtar i basketbollit për meshkuj, kategoria U20 ka nisur në mënyrën më të mirë për ekipin e Vllaznisë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Kristian Koçeku, ndeshjen e parë të kampionatit e kanë luajtur në transfertë përballë ekipit Kamza Basket.

Një ndeshje kjo e përfshirë në rivalitet të plotë, nga fillimi deri në fund, gjë të cilën e pasqyron edhe vetë rezultati përfundimtar, i cili ishte me vetëm një pikë diference në favor të Vllaznisë, 71-72.

Kamza Basket e nis më mirë ndeshjen, teksa fiton periodën e parë 17-15, por Sead Kopliku, Raili Bajama, Xhulio Murrizaj, Klevis Dini, Rubin Mucejani, të cilët e nisën ndeshjen si titullar, arrijnë të fitojnë periodën e dytë 17-24 duke shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve në avantazh të 5 pikëve, 34-39.

Basketbollistët vendas të Kamza Basket kundrapërgjigjen në periodën e tretë tretë, të cilën e fitojnë 18-16. Në këtë mënyrë, pas tre periodave rezultati vazhdon të jetë në favor të Vllaznisë, por tashmë diferenca është në 3 pikë.

Dhjetë minutat e periodës së katërt dhe e fundit e ndeshjes janë tejet emocionuese. Kjo, pasi Kamza Baskret këmbëngul fort për të barazuar rezultati. Vendasit arrijnë të fitojnë këtë period me shifrat 19-17, por pa arritur të frenojnë fitoren e Vllaznisë me rezultatin, 71-72.

Një fitore kjo plotësisht e merituar për Vllazninë e Basketit për meshkuj U20, në të cilën meritën më të madhe e ka Sead Kopliku, i cili realizoj 28 pikë, ndërkohë që Raili Bajama shënoi 20 pikë, Islail Shaba  8 pikë dhe kapiteni Sidrit Piranej 6 pikë.

Më së shumtmi, përpos rezultatit, kjo fitore e Vllaznisë U20, ka krijuar një klimë mjaft pozitive tek djemtë e kësaj skuadre, të cilët, me të dhënat premtuese që kanë, duket se është një garanci për ekipin e parë, në varësi të kërkesave që do të ketë ndaj tyre, trajneri Eni Llazani, ku përpos Koplikut edhe Shabës, që janë aktualisht kontigjent i të ekipit të parë, në skuadrën e Koçekut, ka edhe elementë të tjerë të perspectives.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img