Saturday, November 23, 2024

Basketboll U-18/-Rikthehet Roland Koka, mjeshtri i zbulimit të talenteve

Lexo

Vllaznia-Goga Basket 103-69

Formacioni i Vllaznisë: Veton Gjeçaj, Sead Kopliku, Yllson Dervishi, Aron Bajama, Fisnik Zylo, Junian Taflaj, Orgest Rraboshta, Sidrit Pirani, Rajan Mbiara, Klevis Guri, Dreni Hafizi, Auron Hoxhaj. Trajner: Roland Koka

Ka qenë ndër basketbollistët titullar të Vllaznisë kampione të mbi 50 viteve më parë, por më së shumti, Roland Koka ka spikatur edhe në rolin e trajnerit. Puna e tij me elementin e ri ka qenë speciale, jo vetëm në fitimin e titujve kampion, por edhe në drejtim të zbulimit të elementit të ri të talentuar. Një pjesë e mirë e basketbollistëve që kanë dalë nga duart e tij luajnë me sukses me Vllazninë, ekipet e tjera të Shqipërisë, por edhe jashtë vendit, mes të cilëve janë edhe vëllezërit, Dodë dhe Daniel Lekndreaj, i pari pjesë e basketbollit kanadez dhe i dyti në kampionatin kosovar.

Me daljen në pension, pati një tërheqje nga drejtimi në ekipet e Vllaznisë por, një gjë e tillë zgjati shumë pak, sepse drejtuesit e Klubit të Basketbollit Vllaznia, presidenti Xhaferi dhe sekretari Dibra, i kërkuan profesor Kokës të rikthehet sërishmi në drejtimin e ekipit U-18.

Ndonëse, në një moment jo të përshtatshëm, pasi erdhi në krye të skuadrës shumë vonë, profesor Roland Koka, punoi me shpejtësi duke riparuar disa probleme që kishte skuadra, duke arritur të formatojë një skuadër simpatike dhe mjaft rezultative në fushën e lojës.

Në përballjen e ditës së diel, e cila luhej për llogari të javës së dytë të dytë për kampionatin e 18-të vjeçarëve, Vllaznia pati përballë një skuadër të mirëorganizuar, si ajo e Goga Basket, një klub që i kushton rëndësi maksimale elementi të ri të inkuadruar në Akademinë e mirëfilltë të këtij sporti. Por, skuadra kuqeblu me trajnerin Koka në krye, ishte dominuese në të gjitha drejtimet duke e fituar këtë përballje me rezultatin e thellë, 103 me 69.

Krahas të tjerave, zbulimi i talenteve të reja për t’u inkuadruar në ekipet e moshave të Vllaznisë, është prioriteti kryesor për profesor Kokën. Aktualisht, në gjirin e ekipit të rij, ka disa element të spikatur, sidomos shtatlartë të nivelit 2 metroshë, të cilët shumë shpejt do të jenë pjesë e ekipit të parë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img