Veton Gjecaj, lojtari 19 vjeçar i ekipit të Vllaznisë në basketboll që drejtohet nga trajneri Damian Bekteshi, është grumbulluar në ekipin kombëtar U-20, i cili po merr pjesë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Pitesti të Rumanisë.
Gjeçaj, i cili ishte një nga lojtarët kyç të ekipit të Vllaznisë në arritjen e gjysëmfinaleve të fazës Play-Off dhe të kupës së Shqipërisë e ka filluar Kampionatin Europian me një përfomance shumë të mirë.
Ekipi i Shqipërisë u mund ndeshjen e parë nga ekipi gjeorgjian por Gjeçaj realizoi një përformancë të shkëlqyer duke realizuar 13 pike, 7 rebounde dhe duke dhënë 4 assistime. Tregues këto, që sipas faqes zyrtare të FIBA, e shpallen Gjeçajn lojtarin më efiçent të ekipit kombëtar shqiptar.
Ndeshja e rradhës për ekipin shqiptar do të jete ndaj ekipi organizator Rumanisë, në të cilën Veton Gjeçaj, por edhe kombëtarja e Shqipërisë pritet të japë një përformancë shumë të mirtë në fushën e lojës.
Paralelisht me ekipin kombëtar U-20, ku Veton Gjeçaj është i vetmi përfaësues i Vllaznisë, janë duke u luajtur edhe ndeshjet e Kampionatit Europian U-20 për femra që po mbahet në Bullgari, ku nga ekipi i femrave të Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Bledar Gjeçaj, bëjnë pjesë katër basketbolliste, përkatësisht Melida Hykaj, Anisa Bokrina, Sara Murçaj, Anisa Musaja.
Ndërkohë, disa ditë më vonë pjesë e kombëtares U18, konkuruese në Kampionatin Europian U-20, do të jetë edhe baskebollistja tjetër e Vllaznisë Medina Hykaj. Prania e këtij kontigjenti, si për meshkuj dhe femra në ekipet kombëtare të Shqipërisë ka bërë krenarë edhe Klubin e Basketbollit të Shoqatës Vllaznia, gjë të cilën e ka shprehur edhe në postimin zyrtar të rrjeteve sociale, duke vënë në dukje kontributin e tyre në aktivitetet e ekipeve kombëtare të Shqipërisë.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se bësketbollistët e Vllaznisë po kontribuojnë me sukses në ekipet kombëtar në kuadrin e kampionateve Europiane, ku Veton Gjeçaj është më i spikaturi duke u cilësuar edhe lojtari i ndeshjes me kombëtaren U-20 të djemve. Ndërkohë, që të njëjtën gjë po bëjnë edhe katër basketbollistet e talentuara nga ekipi ynë Melida Hykaj, Anisa Bokrina, Sara Murçaj, Anisa Musaja në përfaqësimin e Kampionatin Evropian U-20 për femra në Sofje. Ndërsa kampionatit po i vjen fundi, ne festojmë performancën e tyre të jashtëzakonshme dhe përkushtimin që treguan në fushë. Ata luajtën me zemër dhe shpirt, duke na bërë të gjithëve krenarë! Faleminderit për punën tuaj të palodhur dhe për shkëlqimin tuaj në skenën ndërkombëtare. Le të vazhdojmë të mbështesim dhe të festojmë arritjet e tyre! Forca Vllaznia!”, shkruhet në postimin zyrtar të Klubit të Basketbollit Vllaznia.