Thursday, December 25, 2025

Basketboll-Vllaznia U18 e mbyll vitin 2025 me një fitore të rëndësishme. Mund Leaders, me rezultatin 79–69 dhe është e dyta në renditjen e Kampionatit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia U18- Leaders 79-69(18–17, 17–12, 29–19,  15-21)

Ekipi i basketbollit Vllaznia U18 i drejtuar nga trajneri Roni Gjeçaj e ka mbyllur vitin kalendarik me një fitore të rëndësishme ndaj Leaders, me rezultatin 79–69, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë të Kampionatit Kombëtar U18.

Përballja në fjalë nisi më mirë për kuqeblutë 18-vjeçarë, të cilët fituan periodën e parë më shifrat 18-17. Në periodën e dytë është përsëri Vllaznia që fiton, por këtë radhë me një diferencë më ta madhe prej pesë pikësh duke bërë që pjesa e sarë të fiksonte shifrat 35-29.

Vllaznia fiton edhe periodën e tretë 29-19 duke e thelluar avantazhin në plus 16 pië( 64 me 48). Në perodën e katërt janë janë basketbollistët e Leaders luajnë më mirë dhe arrijnë të fitojmë me shifrat 15-21, por pa mundur të frenojnë fitoren e merituar të krejt ndeshjes nga ana e Vllaznisë me rezultatin 76 me 69.

Dy nga basketbollistët më të mirë të Vllaznisë U18 që spikatën në këtë ndeshje ishin  Edrion Kuçi me 26 pikë dhe Aaron Kruja me 19 pikë.

Fitorja e fundit ndaj ekipit Leaders, por edhe paraqitjet pozitive gjatë fazës së parë të Vllanzisë U18 të drejtuar nga trajneri Roni Gjeçaj, vijnë si vazhdimësi e rezultateve pozitive të ekipit të të rriturve me trajnerin Eni Llazani, si dhe të Vllaznisë U16, me trajner Antonio Shabani, duke konfirmuar seriozitetin e projektit të klubit dhe fokusin te zhvillimi i brezave të rinj, të cilët po japin përgjigje konkrete në parket.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img