Monday, February 9, 2026

Basketbolli fitohet në fushë. Jo në tavolinë!…….. Rritja e Vllaznisë Basket Meshkuj, trazon “ujrat” në kryeqytet. Një Shkodër e tërë pret klasiken Vllaznia-Tirana mbrëmjen e së dielës, Tirana, me mbështetjen edhe të FSHB-së, kërkon fitoren në tavolinë…!?!

Lexo

- Reklamë -spot_img

REAGIM ZYRTAR I SHOQATËS SË BASKETBOLLIT VLLAZNIA

Shoqata e Basketbollit Vllaznia shpreh indinjatën e saj të plotë ndaj reagimeve dhe presioneve të ushtruara nga Federata Shqiptare e Basketbollit, reagime të cilat fatkeqësisht duken më shumë si përpjekje për të plotësuar tekat dhe dëshirat e ekipit të Tiranës, sesa për të garantuar zhvillimin normal dhe të drejtë të garave sportive.

Dëshirojmë të informojmë publikun shkodran dhe mbarë basketbolldashësit shqiptarë se në sallën sportive Pallati i Sportit Qazim Dervishi sistemi i ri i tabelës elektronike dhe pajisja e re e 24-sekondëshit kanë shfaqur një problem teknik, problem i konstatuar që në ndeshjen ndaj Kamza Basket.

Pavarësisht kësaj problematike, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të punonjësve të Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”, është arritur të vihet në funksion sistemi pararendës, duke bërë të mundur që ndeshjet të zhvillohen normalisht dhe pa asnjë cenim të garës sportive.

Sistemi i ri elektronik është një investim i kushtueshëm, i krahasueshëm me buxhetin sezonal të një ekipi mesatar basketbolli në Shqipëri. Shoqata e Basketbollit Vllaznia ka kontaktuar përfaqësuesit e kompanisë që në momentin e parë të shfaqjes së defektit. Duke qenë se problemi teknik është i natyrës komplekse, zgjidhja nuk ka qenë e menjëhershme, megjithatë kompania ndodhet në ambientet e pallatit që nga mëngjesi i ditës së sotme dhe deri para fillimit të ndeshjes, duke punuar intensivisht për rregullimin përfundimtar të pajisjes.

Rikujtojmë gjithashtu se po bëjmë maksimumin për ta zgjidhur këtë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe në funksion të ndeshjeve të Kombëtares, e cila për pak ditë do të luajë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” dhe meriton kushte teknike të plota dhe funksionale.

Theksojmë me fakte se 4 ndeshje zyrtare janë zhvilluar me pajisjet e vjetra, pa asnjë problem teknik dhe pa asnjë ankesë nga arbitrat apo delegatët përkatës.

Në këtë kontekst, Shoqata e Basketbollit Vllaznia e konsideron të papranueshëm dhe intimidues komunikimin që lë të nënkuptohet apo artikulohet hapur me kërcënime për mbyllje ndeshjeje “në tavolinë” me rezultat 20-0, duke deformuar thelbin e garës sportive.

Me ironi të hidhur, por me kujtesë institucionale, i rikujtojmë Federatës Shqiptare të Basketbollit se para dy vitesh, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, u has një problematikë e ngjashme teknike, ku ekipi i Vllaznisë u tërhoq, dhe na u komunikua qartë se “Federata ka parimin që ndeshjet fitohen në fushë dhe jo në tavolinë.”

Duke qenë se kemi të bëjmë me të njëjtin staf drejtues, presim që të njëjtat parime të zbatohen edhe sot, pa standarde të dyfishta dhe pa presione selektive.

Shoqata e Basketbollit Vllaznia mbetet e përkushtuar ndaj rregullave, sportivitetit dhe respektimit të garës së ndershme, por nuk do të pranojë asnjë formë presioni apo trajtimi të pabarabartë.

Basketbolli fitohet në fushë. Jo në tavolinë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img