Bastet sportive janë gati për një rikthim zyrtar të aktivitetit të tyre. Nga sa bëhet e ditur, qevria shqiptare ka dorëzuar në Kuvend prohektin ligjin për lejimin e basteve sportive 0n-line. Në rang vendi do të jenë dhjetë licenca kombëtare me afat 10 vjeçar.
Kusht për përfitimin e licencës është regjistrimi i kompanisë në Shqipëri, me një kapital jo më pak se 40 milion lekë ose rreth 400 mijë euro.
Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të Bashkimit Europian ose vendeve anëtare të OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.
Po ashtu subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 dy miliardë lekë, ose rreth 20 milion euro xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit.
Sipas projektligjit, Bastet sportive on-line do të luhen nëpërmjet pajisjeve elektronike apo kompjuterike si smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to, në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e këtij aktivitetit.
Loja do të zhvillohet vetëm nëpërmjet programeve apo platformave të autorizuara nga Komisioni i Licencave. Projekt ligji i qeverisë që rikthen bastet sportive, në formatin on-line pritet të futet në kalendarin e punimeve te kuvendit sesionin e ardhshëm që nis në shtator.