Bedri Greca dhe Leo Melo nuk janë më pjesë e Elbasanit. Drejtuesit verdheblu i falenderojnë për bashkëpunimin

AF Elbasani njofton zyrtarisht se ka mbyllur bashkëpunimin me dy lojtarë, që ishin pjesë e skuadrës gjatë pjesës së parë të sezonit.

Bedri Greca dhe Leo Melo nuk janë më pjesë e skuadrës verdheblu. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Elbasani falënderon dy lojtarët për kontributin e dhënë.

Mesfushori brazilian Leo Melo pritet që të bashkohet me Egnatian, ndërsa Bedri Greca pritet që të vazhdojë karrierën te Besa në Kategorinë e Parë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu