Befason Laçi, sfidon Skënderbeun në transfertë me golat e Bullarit dhe Cordeiros

Skënderbeu-Laçi 0-2(Bullari 41’, Melo 86’)

Skënderbeu:Alia,Vaskez,Prençi,Rabiu,Rashica,Randi,Estrela,Balaj,Kamelu,Shaqe,Bismark Trajner:Ernest Gjoka

Laçi:Molla,Lleshi,Tresa,Bullari,Bibo,Manellari,Prodani,Melo,Kurti,Opeh,Silva Trajner:Françesko Moriero

Gjyqtarë: Olsion Yzeiraj(Patos),Rejdi Avdo,Xhuljo Mani(Tiranë),Klodian Shahini(Durrës) Var:Florjan Lata(Durrës) Avar:Erjon Bylykbashi(Elbasan) Delegat: Bujar Pregja(Tiranë) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)

Laçi ka marrë një fitore me shumë vlera në Korçë, 2-0 përballë Skënderbeut, duke u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit. Në kuadër të javës së 24-ët të “Abissnet Superiore” në një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2, kurbinasit arritën të sigurojnë ngjitjen në vendin e 6-të në klasifikim.

Në fundin e pjesës së parë, më saktë në minutën e 41-të, kurbinasit zhbllokuan sfidën me një gol të shënuar nga Bullari, ndërkohë që dyfishimi i rezultatit mbërriti në minutën e 86-të me autor Ëilliam Cordeiro.

Korçarët, që në asnjë moment nuk arritën të dalin në lojën e tyre, në minutën e 59-të u detyruan të luajnë me një lojtar më pak. Më ndërhyrjen e VAR, Rashica u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore kurbinasit ngjiten në kuotën e 27 pikëve, vendi i 6-të, ndërsa Skënderbeu mbetet i mbërthyer në kuotën e 20 pikëve në vendin e fundit.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu