Nuk prodhoi fitues sfida mes Tiranës dhe Erzenit, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Trajneri i shijakasve, Skerdi Bejzade, bëri debutimin, por skuadra nuk shkoi më shumë se barazimi.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte tjetër histori. Erzeni kaloi në avantazh me Zekën në minutën e 75-të, por vetëm 6 minuta më vonë, Abazaj vendosi baraspeshën.
Me këtë barazim, Tirana mban vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa Erzeni renditet në vendin e tetë me 23 pikë.