Sunday, March 15, 2026

Bellaj: Barazimi me Partizanin, ekipi me formën më të mirë, nuk është pak! Është për anën tonë psikologjike, shpresojmë ta shfrytëzojmë në ndeshjen e radhës, duke dhënë maksimumin”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Vorës Arjan Bellaj, pas ndeshjes, Vora-Partizani, 2-2

“Të marrësh barazim me Partizanin që lufton për objektiva të ndryshëm, është ekipi me formën më të mirë, nuk është pak. E dinim vështirësinë, por besoj se nuk i dhamë mundësinë Partizanit që të kishte rastet e duhura. Çunat japin shpirtin në fushë dhe bëjnë gjithçka që përgatisim. Përqëndrimi është një gjë që nuk e përcjell dot. Duhet të jemi të qetë, kundërsulmet i kishim. Të bëhej 3 me 1. Këto janë hollësitë ose gjërat që na mungojnë për të siguruar ndeshjen. Luan me Partizanin, një moment dhe gabim, një vendosje dhe dy topa të gjatë që kishin. Ishim në presion, pa qenë në presion se jemi ne më shumë se Partizani në zonë.

Thjesht e kishim zgjedhur se e dinim krahun e djathtë të Partizanit. Nga krahu tjetër është Atanaskoski, me 1 kundër 1 është edhe i shpejtë. Nuk mund ta kalosh thjesht. U përpoqëm disa herë edhe në krahun e majtë. Në pjesën e dytë nuk e ndërruam në kohë topin. Nuk e kishim atë mundësinë. Duke shfrytëzuar dobësinë nga krahu i djathtë i Partizanit, dhe Sidibe nuk ndihmon në mbrojtje. E shfrytëzuam që të ngarkojmë atë krah. Na doli deri diku. Janë gjëra që i përgatisim, por nuk duhet të humbasim pikët. Janë gjithë këto javë, muaj që punojmë, nuk mund t’i hedhim poshtë pikët që kemi fituar me djersë. Më vjen gjynah për çunat. Partizani ka lojtarë me cilësi, në një moment mund të bëjë diçka. Nuk kishte raste me dy anësorët si në ndeshjet e tjera. Nuk shmangën as Vrapin dhe as qendrën e mesfushës, që e kishim ngarkuar për këtë gjë.

E dinim që Partizani luante kundër 1 kundër 1. Duhet të ishim të lëvizsshëm që të mos hapnim korridore. Janë të punuar, por nuk mund të them se dolën shkëlqyer. Është goditja e topit, sot na doli. Jam i gëzuar për goditjet më shumë se lëvizjet.

Nuk është se nuk kemi cilësi, por kur je në presion për pikët, nuk dua të kërkoj më shumë nga futbollistët. Në presion jam unë, nuk e përcjell, por në presion janë më shumë ato që luajnë dhe duan të bëjnë diçka perfekte duke u nxituar. Në presion do ndodhin dhe këto raste, por nuk i fajësoj. Është ngarkesë e madhe. Të gjithë në zonën e ftohtë luftojnë. Thjesht është qetësia, nuk duhet të kemi stres. Duhet të luajmë futboll. Gjithçka që vjen, por sa herë kemi luajtur pa presion kemi marrë pikët maksimale.

Është cilësia e Kasallës, i kemi thënë të mos luajë shumë i hapur dhe anësor. Disa herë ka marrë topin në linjat e qendrës, por me Martinez që futej në qendër, sidomos në pjesën e parë kaluan 2-3 herë topin. Martinez hapte zonat. E korrigjuam pjesën e dytë, duke i dhënë udhëzime Kasallës, arritëm ta bënim deri diku. Kishim 2-3 kundërsulme. Gjithçka që kanë bërë çunat, dua t’i përgëzoj. Partizani është ekip i mirë, ne duhet të ulim kokën dhe të vazhdojmë. Kemi kalendar shumë të vështirë, çdo ndeshje duhet pikë. Nga Tirana të marrim maksimumin. Po ka ndonjë ilaç për qetësinë, apo minutat e fundit. Nuk e di.

Duke thënë se luajmë me Partizanin dhe luajnë të gjithë kundërshtarët tonë, pika është e mirë. Është për anën tonë psikologjike, duke luajtur si të barabartë. Partizanit arritëm t’i marrim pikë dhe shpresojmë ta shfrytëzojmë në ndeshjen e radhës, duke dhënë maksimumin”, u shpreh Bellaj për “RTSH”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img