Kanë përfunduar 5 takimet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë të Grupit A të vlefshme për javën e 18-të.
Luzi ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Adriatikun në transfertë. Për skuadrën mikë realizuan dy herë Balla dhe dy herë Jakubu. Albanët gjithashtu fituan në transfertë ndaj Murlanit me rezultatin bindës 3-0.
Veleçiku ka arritur të fitojë në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Naftëtarit. Sopoti triumfojë në transfertë përballë Tërbunit me shifrat 3-1. Ndërsa Besëlidhja triumfoi me përmbysje ndaj Basanisë me rezultatin 2-1.