Besëlidhja, siguron rikthimin në Kategorinë e Parë. Fitorja në transfertë 1-9 me Adriatikun dhe humbja e rivalit Sopoti 3-0 me Veleçikun, i çon lezhjanët në plus 6 pikë në krye të renditjes së grupit A

Lexo

- Reklamë -spot_img

Edhe pse matematika nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit, Besëlidhja e Lezhës është shumë pranë rikthimit në Kategorinë e Parë.

Fitorja e thellë 9-1 në transfertë përballë Adriatikut e kombinuar me humbjen e rivalëve të Sopotit 3-0 ndaj Veleçikut, ka çuar në 6 pikë diferencën mes dy skuadrave në krye të renditjes kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga përfundimi i kampionatit në Grupin A në Kategorinë e Dytë.

Besëlidhja ka një golavarazh shumë të mirë (+22) dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i fitimit të titullit dhe rikthimit në Kategorinë e Parë.

Në Lezhë po bëhen gati për festë dhe javën e ardhshme në sfidën shtëpiake kundër Shirokës do të jetë momenti i shumëpritur i ngritjes së trofeut dhe kurorëzimi i një sezoni të jashtëzakonshëm, që Besëlidhja e ka dominuar nga fillimi deri në fund.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img