Ish volejbollisti i njohur i Vllaznisë, por edhe ish trajneri i ekipit të volejbollit kuqeblu për femra, Besnik Lisha ka marrë drejtimin e ekipit të Pogradecit në volejboll femra.
Prezantimi i Besnik Lishes si trajner i Pogradecit është bërë pasditen e sotme në ambjentet e Pallatit të Sportit “Arefi Berberi” të qytetit të Pogradecit, nga Administratori i klubit Dorian Latifllari dhe Drejtori Sportiv Klevis Cane, të cilët i kanë uruar në arritjen e objektivave të vendosura nga klubi.
Lisha ka nisur po sot punën me skuadrën pogradecare duke zëvendësuar ish trajneren Mimoza Shahu, të cilën klubi pogradecar e falenderon për punën e bërë deri tani.