Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshjet e radhës në Superligë, të vlefshme për javën e 22-të. Sfidat janë programuar që të luhen në dy orare të ndryshme dhe do të ketë përballje direkt për titullin, Europën dhe mbijetesën.
Gjithçka do të nisë në Rrogozhinë me Egnatia-Kastrioti. Sfida direkt për mbijetesën do të luhet në “Arena Egnatia” e do të nisë në orën 13:45. Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren pasi rrezikojnë rënien nga Kategoria.
Në orën 16:45 do të luhen dy ndeshjet e tjera, Tirana-Laçi në “Air Albania” dhe Kukësi-Teuta në “Loro Boriçi” në Shkodër. Bardheblutë që kryesojnë kampionatin presin Laçin e vendit të dytë në një duel për titull pasi diferenca mes të dyja skuadrave është 3 pikë. Në sfidën tjetër, Kukësi kërkon të fitojë për të “blinduar”, Europën, por edhe për t’u afruar më shumë me dy ekipet që renditën në krye. Teuta pasi fitoi ndeshjen e kaluar, tani kërkon vazhdimsinë për t’u larguar përfundimisht nga zona e ftohtë, por edhe për t’u afruar më shumë me Europën.
Java e 22-të: