Erzeni-Tirana 1-2
(Shënues: Kahrimanoviç 90’+9’/Da Silva 60’, Hoti 86’
Erzeni:Xhika,Iljazi,Vitor,Enk,Kadriu,Kahrimanoviç,Alan,Mehmeti(Kiqina 88),Osmanllari(Kovaçi 86),Ademi(Kapllani 86),Nonato. Tranjer: Xhevahir Kapllani
Partizani:Rexhepi,Preka,Telushi,Sota,Hadroj(Bilali72),Rrapaj(Hoti 83),Matondo,Murataj,Atanaskoski,Da Silva(Cara 83),Mba(Mensah 83) Tranjer:Xhovani Kolela
Gjyqtar: Florjan Lata(Durres), Dojando Myftari(Tirane), Rexhep Muzhaqi(Elbasan), Daniel Vrapi(Tirane) VAR: Olsid Ferataj(Patos). AVAR: Orlando Kuka(Tirane). Delegat: Besnik Çela(Tirane). Vezhgues: Servet Bogdani(Durres)
Nis vrullshem ndeshja dhe eshte Telushi i cili nis ne thellesi Hadrojn nga e djathta por pasimi i tij ne qender ndalet nga Leao dhe ne fund lojtari i Partizanit, me pas sinjalizohet ne pozicion jashte loje.
Pergjigjet Erzeni dhe nje harkim nga e djathta ne zonen e Partizanit aty eshte Preka qe largon me veshtiresi topin qe po shkonte rrezikshem drejt Nonatos.
Reagojne miqte me ane te sulmuesit te rrezikshem Mba, i cili ka mundesine e arte per te shenuar pasi shfaqet para Xhikes, por gjuajtja e tij ndalet nga gardiani i shijakasve.
Kadriu, ne nje kundersulm te shpejte hyn ne zone nga e majta dhe pas nje kontakti me Preken rrezohet por gjyqtari Lata ben shenje qe loja duhet te vazhdoj.
Ne vijmesi te lojes eshte Erzeni qe rrezikon dy her porten e Partizanit. Fillimisht eshte Mehmeti qe gjuan nga distanca dhe ve ne veshtiresi Rexhepin i cili grushton dhe topin e kthyer nga portieri eshte Kadriu qe e devijon topin por serish Rexhepi eshte vendimtar duke larguar sferen me kembe.
Minutat vijojn te jene te qeta deri ne te 31-en minute, aty ku eshte Da Silva qe ia del nga e majta te pasoj ne qender dhe Mba qe devijon lehtesisht, aty ku Xhika e mberthen topin pa shume probleme i rrethuar nga mbrojtesit e skuadrës se tij.
Rrezikojne serish miqte me Hadrojn qe nga e djathta gjen hapesiren per te harkuar lehtesisht ne zone ku eshte Da Silva qe nuk ia del te devijoj drejt portes.
Minuta te mira per Partizanin dhe kete radhe eshte Mba qe merr mire fundoren ne te djathten dhe pason ne qender teksa nuk gjen Rrapajn dhe Da Silven duke i dhene mundesine mbrojtjes qe te largoj sferen.
Ne minuten e 3 shtese te pjeses se pare eshte Osmanllari i cili kalibron mire te djathten e tij por Rexhepi shoqeron me sy topin qe perfundon larg kuadratit. Mes emocjoneve mbyllet me shifrat 0-0 pjesa e pare ne “Niko Dovana” ndeshja Erzeni-Partizani.
Ritem i larte ne fillimin e pjeses se dyte me skuadrat qe kerkojn te zhvendosin situatat para portes kundershtare me shpejtesi por pa gjetur hapesirat per te gjuajtur ne zone.
Me lojen e bukur dhe goli ne kete sfide nuk vonon. Eshte Partizani i cili kalon ne avantazh me ane te nje goditje denimi per te kuqte me Rrapajn i cili ne menyre perfekte pason per Telushin. Ky i fundit ul topin per Da Silven i cili shtyn topin ne rrjeten e portes se Xhikes.
Erzeni nuk pajtohet me golin dhe ne dy raste pretendon per penallti me ane te Kadriut por kryesori Lata nuk eshte i ketij mendimi duke vijuar lojen.
7 minuta nga fundi i ndeshjes Partizani ngel me 10 futbollist sepse Lata jep karton te kuq për Sotën! Mbrojtesi ndal ne menyre te parregullt Nonaton dhe gjyqtari nuk heziton ti tregoje te dytin e verdhe. Dhe pse me 10 lojtare Partizani nuk demoralizohet madje me zevendesimet e kryera arrin te gjej golin e dyte. Eshte Hoti, lojtari i cili mer nje top ne hyrje te zones dhe me pas shmang nje prej futbollistve dhe gjuan fort duke i dhene nje sinjal drejtuesve per ate perplasje mes tyre duke gjetur rrugen e rrjetes. Ndersa akordohen 5 minuta shtese, ne te 3-ten minute shtese Erzeni arrin te sulmoj me ane te Dejvid Kapllanit i cili pengohet brenda zones. Fillimisht kryesori Lata akordon penallti per Erzenin me pas heziton ne pak caste, shkon ta rishikoj ne VAR dhe e konfirmon serish penallti. Me pas eshte Iljazi qe e mer persiper duke ngushtuar shifrat ne 1-2.
Menjeher pas pesimit te golit eshte nje zbritje e shpejt e dyshes Hoti-Cara me kete te fundit i cili vonon ne gjuajtje.
Mbyllet gjithcka ne “Niko Dovana” Erzeni-Partizani 1-2. Partizani mban gjall shpresen per titull me Erzenin qe sheh zonen “Play off”. Skuadra e Kapllanit duhet te ribej formacionin, sepse nga java ne jave po humbet pozicionet duke perfunduar ne zonen e ekipeve per mbijetes.
Fatos LAMAJ