Armando Broja në modë. Sulmuesi shqiptar, i rikthyer te Chelsea pas huazimit të Fulham, pëlqehet nga disa skuadra. Sipas asaj që shkruan gazetari Ben Jacobs, Everton po shtyn përpara për të arritur një marrëveshje me Blutë e Londrës, akord që mund të kapë shifrën e 30 milionë paundëve. Chelsea është i hapur për një shitje të yllit kuqezi, por po planifikon të rezistojë sa më shumë, në mënyrë që të përfitojë në maksimum nga largimi i Brojës.
Broja është aktualisht i impenjuar me Shqipërinë, ku pas pak ditësh nis Europiani. Futbollisti shpreson të jetë protagonist me kuqezinjtë, por një vesh me siguri do e ketë edhe nga…merkato.