Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës. Nga sa mësohet, rezultatet negative të regjistruara nga klubi bardheblu në këto 12 javë kampionat, me 11 pikë në 12 ndeshje, duket se i kanë kushtuar vendin e punës trajnerit të njohur. Burime pranë klubit Tiranë bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit bardheblu i kanë komunikuar shkarkimin nga detyra korçarit.
Një gjë e tillë ka ndodhur që mbrëmë, ndërkohë që në seancën e sotme stërvitore, Shkëmbi nuk është paraqitur pranë skuadrës duke konfirmuar kështu largimin e tij nga drejtimi I skuadrës bardheblu.