Wednesday, January 21, 2026

“Blindohet” Vllaznia! 26 vjeçari i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër me kuqeblutë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në një prononcim të fundit që presidenti Alban Xhaferi dha për ecurinë e merkatos së Vllaznisë, bëri të ditur se kuqeblutë janë të hapur deri në momentin e mbylljes së merkatos, dhe se  me disa emra kanë avancuar në bisedime. Njëri prej tyre është edhe Lirim Kastrati, një futbollist ky që nisur nga karriera sportive, mund të konsisedorehet një potencial për formacionin e Edi Martinit.

Futbollisti në fjalë ka dy ditë që është në Shkodër, dhe pasi ka kryer edhe testet fizike dhe mjeksore, mbrëmjen e sotme, ka firmosur për KF Vllaznia.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër.

Mirë se erdhe në familjen Lirim!”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img