Përpos afrimeve dhe zyrtarizimeve në kampin kuqeblu ditën e sotme, vazhdojnë edhe largimet e lojtarëve kryesorë. Portieri Bojan Zogovic i bashkohet listës të larguarve te Vllaznia. Portieri nga Mali i Zi, u bë pjesë e kuqebluve në gushtin e vitit 2020 dhe pas 3 vitesh e mbyll aventurën këtu. Ai rregjistroi 125 ndeshje regjistroi me skuadrën shkodrane, ndërkohë që fitoi dy herë Kupën e Shqipërisë.
Zogovic është largimi i dhjetë nga Vllaznia. Që më parë është ndarë me Krujën, Shehin, Bulatovic, Hoxhajn, Kainën, Gurishtën, Latifin, Aralicën dhe Herald Markun.
Njoftimi:
Pas tre vitesh, i vjen fundi bashkëpunimit me portierin Bojan Zogoviç. Nga dita e sotme ai nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Klubi e falenderon publikisht për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu, shoqëruar edhe me fitimin e dy trofeve të Kupës së Shqipërisë. Faleminderit Bojan dhe suksese në karrierën tëndë të mëtejshme!