Saturday, September 21, 2024

Boks-Kampionati Kombëtar për të rritur. Mbyllet dita e dytë, nesër dita e tretë me 11 takimet finale për të nxjerrë ekipin kampion

Lexo

I startuar pasditen e së enjtes, Kampionati Kombëtar i boksit për të rritur që po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, sot ka pasur në program ndeshjet e ditës së dytë.

Në ndryshim nga dita e parë kur lufta sportive ishte prezente në dhjetë peshat përkatëse, në kalendarin e ditës së dytë kanë qënë vetëm katër duele. Nga sa bëjnë të ditur organizatorët, problemet me pandeminë që shoqëruan sportin e boksit gjatë periudhës së kaluar duket se dhanë ndikimin negativ në pjesëmarrjen jo normale të ditës së dytë të kampionatit, që përmban takimet gjysëmfinale.

Gjithësesi, kjo nuk i pengoi boksierët që u ngjitën në ring të jepnin më të mirën e tyre.  Mes tyre, ndeshja e peshës deri në 67 kg mes Ibrahim Mezani të Flamurtarit dhe Ralf Nezes së Tiranës, e cila u fitua nga boksieri vlonjat Mezani, spikati si ndeshja më e bukur e kësaj dite.

Rezultatet teknike të ditës së dytë janë këto:

  1. Pesha 67 kg. Ibrahim Mezani(Flamurtari)-Ralf Neza(Tirana), fiton Mezani.
  2. Pesha 71 kg. Xhoi Eliazi(Vllaznia)-Enes Agaj(Studenti), fiton Eliazi.
  3. Pesha 86 kg. Gerian Salliu(Tirana)-Mikel Çullaj(Studenti), fiton Salliu.
  4. Pesha +92 kg. Nelson Hysa(Vllaznia)-Omer Braho(Flamurtari), fiton Hysa.

Kampionati Kombëtar i boksit për të rritur mbyllet me ndeshjet e ditës së tretë që zhvillohen paraditen e së shtunës ku në program janë 11 duele, prej të cilave do të përcaktohet fati i ekipit kampion për vitin 2021

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img