Thursday, November 21, 2024

BOKS-Kombëtarja e Shqipërisë U18 në Kampionatin Botëror-Budva Mali i Zi

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në boks për kategorinë U18-të është pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Budva të Malit të Zi.

Pjesë e kombëtares kuqezi janë dhe tre sportistë të Vllaznisë, Arba Kuçi e kategorisë së peshës 54 kg për femra, si dhe Renato Gurra për kategorinë e peshës 86 kg dhe Eraldo Domi kategoria +92 kg.

Për t’u theksuar është edhe pjesëmarrja e boksierit të klubit “Tërbuni Boks”, Adam Maca, nënkampion bote sezonin e kaluar, i cili në këtë Botëror synon medaljen e artë.

Nga sa bëhet e ditur, mbrëmjen e sotme është hedhur shorti për ditën e parë, dhe ditën e nesërme, datë 23.10.2024 do të ngjitet në rring sportisti i Vllaznisë dhe njekohesisht i kombëtares Eraldo Domi i kategorise +92kg i cili do të ketë përballe boksierin Batraz Mildzikhov (Rusi).

Lista e ekipit kombëtar të boksit U18 në Boterorin e Budvës:

AMAR KOÇI, LIDJON SULAJ,  STIVEN XIXI, ADAM MACA, AHMED KOÇI, ERALDO DOMI, BESIAN KARAJ, RENATO GURRA, BUJAR HEKURI, LEO XHANGOLI,  ARBA KUÇI, SKENDER LALA.

Tranjerët e Ekipit Kombëtar të Boksit janë: Artur Koçi, Jetmir Kuçi, Klavdio Çekini dhe Daniel Woledge.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img