Pas suksesit të boksierit të “Tërbuni Boks”, Adam Maca duke u kualifikuar në 8-të më të mirët e Kampionatit Botëror të boksit për U18 që po zhillohet në Budva të Malit të Zi, një tjetër boksier i “Tërbuni Boks” arrin suksesin e radhës.
Bëhet fjalë për Kristian Jubanin, i cili ka marrë pjesë në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar në Belfast Halloëen ku ishin 400 boksierë pjesemarres.
Boksieri i talentuar Kristian Jubani zhvilloi 3 ndeshje shumë të forta duke arritur që të mposht 3 boksierë duke u shpallur kampion në peshën e tij. Përpos titullit kampion në peshën e tij, në mbyllje të aktivitetit, Kristiuan Jubani është shpallur boksieri më i miri i turneut duke merituar një Kupë personale.
Gaspër MARKU