Saturday, January 17, 2026

Boks-Kryebashkiaku lezhjan, Pjerin Ndreu, pret kampionin e Botës, Jurgen Uldedajn. Propozimi për titullin e lartë “Qytetar Nderi”!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Emri i tij, sot është ndër më të lakuarit e sportit të boksit profesionist në shkallë botërore, por fillimet e Jurgen Uldedajt me sportin e boksit janë në qytetin e Lezhës, aty ku nën kujdestarinë e trajnerit të parë të tij Rigels Nicaj hodhi hapat e parë në sportin e boksit.

Ndonëse prej vitesh, jeton, stërvitet dhe garon në Gjermani, ai kurrësesi nuk e harron Lezhën, por edhe Lezha nuk e harron atë, madje ndjehet krenar për arritjet e tij. Është kjo arsyeja që kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu priti në zyrën e tij boksierin kampion, ku e përgëzoi për arritjet e tij në shkallë botërore.

“Sot prita Jurgen Uldedajn, Kampionin me te ri ne IBO, nje nder 5 me te mire e botes!

Ai na ben krenar, duke qene se lindi dhe u rrit ne Lezhe, filloi boksin ne palestrat modeste te ketij qyteti, me trajnerin Rigels Nicaj i cili e zbuloi si talent!

E falenderuam, inkurajuam per arritjet, i shprehem mbeshtetjen tone, si dhe i komunikuam se ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Bashkiak, do te propozohet per titullin e larte “Qytetar Nderi” ”, shkruan në postimin e tij zyrtar, Pjerin Ndreu, Kretar i Bashkisë Lezhë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img