Shkodra mirëpret aktivitetin ndërkombëtar të boksit “Memorial Vllaznia 2026”. Aktivitet ky që zhvillohet në nderim të 14 is boksierëve dhe trajnerëve të njohur shkodranë: Shyqyri Halili, Dervish Efovia, Ymer Gruda, Fadil Efovia, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Liman Kulla, Kolec Ashiku, Lem Kosova, Shpresim Bregu, Kujtim Demi, Ramiz Halili, Fadil Zhega, Viktor Martini.
Edicioni i 23-të i turneut tradicional “Memorial Vllaznia” nis sot në orën 17:00, ndërsa finalet zhvillohen nesër në orën 11:00, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Ky aktivitet ndërkombëtar organizohet me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Federatës Shqiptare të Boksit, duke sjellë në ring disa nga boksierët më të mirë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
Turneu është një traditë e rëndësishme sportive që nderon emrat e njohur të boksit dhe forcon bashkëpunimin sportiv në rajon, duke e kthyer Shkodrën në një pikë takimi për talentet më të spikatura të këtij sporti.
Kalendari i ndeshjeve të ditës së parë:
Pesha 65 kg. Zenel Hasani(Kosovë)-Kristian Bala(Albania)
Pesha 70 kg. Milosh Roganoviç(Mali Zi)-Mateo Ejup(Albania)
Pesha 70 kg. Arvios Kroi(Albani)-Kristi Bejko(Albania)
Pesha 90 kg. Taulant Jakupi(Kosovë)-Muason Toska(Albania)
Pesha 90+ kg. Emanuel Kaçaj(Albania)-Ergys Alia(Albania)


