Mbrëmja e së premtes ka qënë e veçantë për amatorët e boksit profesionist. Dy boksierët e njohur shqiptarë, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa kanë triumfuar ndaj kundërshtarëve të tyre duke konfirmuar suksesin e radhës.
Duele këto të zhvilluar në Londër dhe të transmetuara drejtpërdrejt nga Digitalb duke përcjellë emocione të veçanta sidomos për tifozët shqiptarë që dominonin sallën e “York Hall”, e cila ishte e pushtuar nga dekori kuqezi..
Siç bën të ditur Digitalb, ka qënë një mbrëmje “Shqiponjash” në Londër, ku i pari që ka triumfuar ka qënë Alban Bermeta, i cili mposhti me TKO në raundin e 4-t Mario Vergiev.
Ndërkohë, triumfi tjetër në Londër ka ardhur menjëherë pas Bermetës, me boksierin e peshës super të rëndë Nelson Hysa, i cili e mbyll që në raundin e 2-të me KO përballjen në “York Hall” ndaj Ariel Bracamonte.
Një sukses ky i cili erdhi në praninë edhe të Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili i ndoqi prej së afërmi duelet e këtyre ndeshjeve të boksit profesionist.
(Digitalb)