(Video) Boks Profesionist-Sfida, Nelson Hysa-Todorche Cvetkov, më 15 shkurt në Londër

Nelson Hysa dhe Todorche Cvetkov do të përballen mbrëmjen e së 15 shkurtit në ringun e Londrës, në një turne ndërkombëtar i oganizuar nga promoter Mondi Ndou, president i Vllaznisë në boks, si dhe i kompanisë private në Gjermani, FISTS OF FIRE / LCF Elektro Gmbh, por që prej vitesh i është përkushtuar organizimit të spektakleve të boksit profesionist, dy prej të cilëvë i ka zhvilluar kohë më parë edhe në qytetin e Shkodrës.

Sfida në fjalë, në fakt ishte planifikuar të luhej më datë 8 shkurt në ringun e Manchester Co-OP Arena të Aglisë, por që për arsye objektive, mungesës së mbërritjes në kohë të boksierit maqedonas nuk u zhvillua duke u lënë tashmë zyrtarisht data 15 shkurt.

Një takim ky që është i vlefshëm për kualifikimin në 10 më të mirët e botës ËBO, ku shkodrani Hysa vjen në këtë sfidë me 19 ndeshje të zhvilluara në profesionizëm dhe me 19 fitore. Një karrierë të suksesshme ka edhe kund ërshtari i Hysës, Todorche Cvetkov, me 12 fitore fitore dhe asnjë humbje në profesionizëm.

Krahas presidentit të boksit shkodran që është edhe organizatori i eventit në Londër, Mondi Ndou dhe kolegut të tij Melser Abdyli, boksierin shkodran Hysa e shoqërojnë në këtë ballafaqim të rëndësishëm edhe dy trajnerët e tij në klubin Vllaznia, Zef Gjoni dhe Lazarin Vila.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu