Thursday, November 21, 2024

Boks Profesionist-Shkodrani Nelson Hysa, fitues i titullit “IBO International” për peshat e rënda. Mund me KO kolumbianin, Jeison Troncoso

Lexo

Boksieri shkodran Nelson Hysa është fitues i titullit “IBO International” për peshat e rënda. Një sukses të tillë, Hysa e arriti mbrëmjen e sotme duke boksuar në Neuchatel të Zvicrës përballë kolumbianit, Jeison Troncoso, të cilin e mundi me KO.

Referuar ndeshjes në fjalë, dy raundet e para Hysa arriti të marrë epërsinë e duhur, por gjithësesi edhe kunërshtari pati moment reagimi pozitiv. Por, ai që i dha fund kësa ndeshje ishte raundi i tretë, gjatë cilit Hysa ishte i papërmbajtshëm aq sa goditjet e tij detyruan kundërshtarin të shembej në ring dy herë, dhe më pas ndërhyrja e arbitrit që mbyll të githë ndeshje duke i dhënë fitoren boksierit shqiptar.

Fitorja në fjalë ishte e 17-ta radhazi në karrierën e boksit profesionist për Nelson Hysën, dhe e 15-ta me KO. Por, ajo që është më e rëndësishjme ka të bëjë me atë që kjo fitore i ka dhënë boksierit shkodran titullin “IBO International” për peshat e rënda.

Pjesë e turneut të boksit profesionist zhvilluar në Zvicër ishin edhe tre boksierë të tjerë shqiptarë të boksit profesionist, të cilët dolën fitues në peshat e tyre. Ato janë: Alban Bërmeta, Denis Nurja, dhe Mikel Çullhaj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img