Boks Profesionist-Vëllezërit Bakaj, në rringun e stadiumit “Besëlidhja” me datë 4 gusht 2024, ora 19:00

Dy vëllezërit boksier nga Malësia e Madhe që kanë jetuar prej shumë vitesh në Lezhë, dhe aktualisht boksojnë në Gjermani, Amarildo Bakaja dhe Roberto Bakaj, me datë 4 gusht 2024, ora 19:00 do të boksojnë në Shqipëri.
Ato kanë zgjedhur qytetin e Lezhës dhe konkretisht stadiumin e “Besëlidhja” për të boksuar në dy ndeshje shumë të rëndësishme që vlejnë për titull botëror.
Amarildo Bakaj që i përket peshës deri në 80 kg, pesha light heavy, do të boksojë përballë rivalit të tij, Mbanuku, një ndeshje kjo për titull ëbo. Ndërsa Roberto Bakaj i peshës 90 kg, për peshen cruiser ëgeight në Federaten IBO, do të përballet me kundërshtarin e tij, Riascos.
Vllezrit bakaj ne rring ne stadiumin e lezhes me daten 4 gushte per 2 titujt e medhej.
Nga sa bëhet e ditur prej boksierit Nelson Hysa që është edhe në rolin e kordinatorit të këtij aktiviteti, të ashtuquajturit “Tysonat Shqiptar”, vëllëzërit Amarildo dhe Roberto Bakaj, kanë një kërkesë të veçantë, që në dy ndeshjet e tyre profesioniste, ato t’i shoqërojë në rring legjenda e boksit shqiptar Zef Gjoni, aktualisht, trajneri i Vllaznisë dhe ekipit kombëtar. “Është njëshi i sportit të boksit në Shqipëri, ndaj e duam ta kemi në rring me ne, në këto përballje të madhe të karrieres sonë sportive”, janë shprehur vëllezërit kampionë të boksit profesionist, Amarildo dhe Roberto Bakaj.
Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu