I startuar pasditen e së premtes në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, Turneu Ndërkombëtar i Boksit, “Memorial Vllaznia 2022”, vijon të shtunën me ndeshjet finale, të cilat përcaktojnë edhe fituesit sipas peshave përkëtëse.
Në ditën e parë u zhvilluan tetë ndeshje, ndërkohë në programin e ditës së dytë, janë për t’u zhvilluar gjashtë ndeshje. Njihuni me çiftet përkatëse, të cilët do të ngjiten në ringun e Shkodrës në ditën e dytë duke filluar nga ora 11:00.
Ndeshjet e ditës së dytë, e shtunë 09 prill 2022
57- Javer Ibanez BUL-Lorent Murati KOS
63.5- Ibrahim Mezani ALB-Edin Alkovic M.i ZI
71- Besior Gjetaj ALB-Riand Muriqi KOS
80- Arjon Kajoshi ALB- Altin Shala KOS
86- Petar Lijesevic M.i ZI- Miroad Puric M.i ZI
+92- Jordan Herkondez BUL- Gelian Rojku ALB