Friday, October 24, 2025

Bordin: “Duhen përmirësuar gjëra të tjera, nisjen e mirë të fillimit duhet ta vazhdojmë. Nuk mund të kemi rënie të tilla gjatë ndeshjes”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana u mposht 3-1 nga Vllaznia në Klasiken e Shqipërisë. Pas sfidës foli për RTSH Sport Roberto Bordin.

“Bëmë fillimin dhe fundin e pjesës së parë shumë mirë, duhet përmirësuar pjesa e mesit të saj. Pësuam dy gola ku sipas meje i dyti ishte i shmangshëm. Padyshim që në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, hapësirat mbyllen sepse ata u ngjeshën shumë. Në pjesën e dytë kishte 2-3 situata për të bërë golin e dytë, për të qenë më të qetë. Pastaj kishim dy raste para portierit në fund, mund ta rihapnim dhe ky është mëkat.

Padyshim duhet bërë shumë më shumë, i referohem golit të dytë, një gol i evitueshëm. I pari ishte një gol i madh, gjuajtje që nuk pritej. Pastaj në pjesën e dytë me një lojtar më shumë, vendosa lojtarë të dubluar në krahë që të kishte më shumë krosime. Kemi bërë shumë pak për të zhvilluar aksionet që kishim. Kishim 2 raste, por ishin pak, duhet të bëjmë shumë më shumë. E dinim që mund të niseshin në kundërsulm, ishte një gabim se ishim në superioritet e duhej të ishim më të vëmendshëm. Nga ana taktike nuk mund të bënim më shumë, mund të bënim më shumë krosime për të krijuar më shumë vështirësi te kundërshtari që u mbyll shumë mirë dhe u tregua i aftë kur u nis në kundërsulm.

Mua më intereson që përveç lojës të marr pikë, për djemtë, klubin, tifozët që ishin të shumtë edhe sot. Duhen interpretuar më mirë ndeshjet pas një nisje kaq të mirë, duhet të vazhdojmë e luajmë, të bëjmë të dytin. Valerianos, si të tjerët, ka bërë një ndeshje të madhe. Kush luan bën ndonjë gabim, lodhja në fund ndikon. Mendoj se është një penallti që më shumë e mori kundërshtari se sa e shkaktoi Valerianos. Balaj ka eksperiencë, mori një penallti të rëndësishme. Mëkat, se nëse do shënohej ai i 3-2 me Falaje, minutat e fundit mund të ishin më të rëndësishme. Duhen përmirësuar gjëra të tjera, nisjen e mirë të fillimit duhet ta vazhdojmë. Nuk mund të kemi rënie të tilla gjatë ndeshjes”, tha Bordin për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img