Kombëtarja e vajzave zhvilloi sot seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për sfidat e para të kualifikueseve të vlefshme për Botërorin 2027.
I gjithë grupi ishte i plotë në këtë seancë stërvitore, që nisi me një fazë nxehjeje, për të vijuar me ushtrime dinamike dhe argëtuese që ndihmojnë në rritjen e harmonisë brenda grupit.
Në pjesën përmbyllëse, stafi teknik vendosi theksin te loja me fokus taktik, ku vajzat punuan mbi skema dhe situata konkrete të lojës.
Skuadra vijon përgatitjet me intensitet dhe përqendrim të lartë, duke synuar të jetë në formën më të mirë për ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi që luhet më 3 mars në ora 14:00 në Nikshiq.
Më 7 mars, skuadra kuqezi do të përballet me Çekinë në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 18:00.



