Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave vijoi pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen ndaj Uellsit. Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me fokus të veçantë në përgatitjen fizike dhe organizimin taktik.

Seanca nisi në palestër me ushtrime, për të vijuar më pas në fushë, ku stafi teknik punoi me grupin mbi skemat e lojës dhe situatat konkrete të ndeshjes.

Përfaqësuesja kuqezi do të vazhdojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” deri të shtunën paradite, ndërsa në mbrëmje do të udhëtojë drejt Uellsit për sfidën e parë kualifikuese.

Ndeshja Uells – Shqipëri do të zhvillohet më 14 prill, në orën 20:15 (CET), në Wrexham dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img