Historike për boksin shqiptar! Alban Beqiri mund në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash dhe kualifikohet në gjysëmfinalet e Botërorit “Beograd 2021”. Kampioni shqiptar i drejtuar nga trajnerët Zef Gjoni dshe Renato Kurti demonstroi një boks klasik në ringun e Beogradit duke fituar me meritë ndeshjen me rezultatin 4 me 1. Kjo është fitorja e katërt radhazi për Alban Beqirin për peshën deri në 71 kg, fitore e cila e futë automatikisht në zonën e medaljeve.
Ndeshja e radhës për talentin e boksit shqiptar, Alban Beqiri do të jetë me datë 6 nëntor, kur ai do të ndeshet në fazën gjysëmfinale përballë boksierit të kombëtares së Rusisë, Musaev. Dhe, nëse arrin ta kalojë me sukses, finalja e kësaj peshe për të përcaktuar fituesin e medaljes së Artë është e planifikuar të zhvillohet me datë 8 nëntor. Urime dhe suksese, gjigandi i boksit shqiptar, Alban Beqiri, suksese trajnerëve Zef Gjoni dhe Renato Kurti.