Monday, January 19, 2026

Bradiç: “Duhet të punojmë shumë për të pasur sukses. Kishte shumë gjëra që më pëlqyen sot”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani dhe Vllaznia kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e parë të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në “Arenën e Demave” përfundoi me fitoren 0-1 të shkodranëve. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, u shpreh për RTSH:

“Partizani është një nga ekipet më të mira dhe ne luajtëm jashtë shtëpisë sonë. Ishim të bashkuar dhe kjo është një nga gjërat kryesore kur ne luajmë jashtë. Ne kemi lojtarë kompetitivë. Nuk mundësh të krahasosh sezonin kur unë fillova këtu dhe këtë sezon, por përsëri te Vllaznia kemi objektiv, sepse është një klub i madh.

Duhet të punojmë shumë për të pasur sukses. Kishte shumë gjëra që më pëlqyen sot dhe duhet të vazhdojmë me këtë. Duhet të punojmë te gjërat bazike, për të pasur presing të mirë. Dhe duhet të përmirësojmë pjesën e sulmit në mënyrën se si duhet të luajmë futboll”, u shpreh Brdaric.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img