Wednesday, October 23, 2024

Braziliani të dy klubeve, Vllaznia dhe Partizani, Viktor Da Silva, parashikon spektakël në duelin e së shtunës: Partizani, s’ka lider, cilësia në ekip ka rënë

Lexo

Në Superiore na ka marrë malli të shikojmë një lojtar që e prek topin aq ëmbël sa Viktor Da Silva për sa kohë ishte pjesë e Vllaznisë dhe Partizanit. Fantazisti qe nga lojtarët më të talentuar të dy skuadrave në periudhën 2020-2024, teksa duhet thënë se pati shumë sukses edhe në nivelin ekipor. Prej disa muajsh braziliani është pjesë e Nasaf Qarshi në Uzbekistan. Nga Azia ai flet ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ku tregon rreth eksperiencës në ekipin aktual, por edhe skanon Partizanin, skuadra me të cilën luajti për një sezon e gjysmë. Ai shprehet se të kuqve u ka rënë cilësia dhe se i mungon lidershipi.

Si po shkon aventura juaj në Uzbekistan? Sa i kënaqur jeni me paraqitjen tuaj në aspektin personal?

Po shkon goxha mirë. Në nivel ekipi jemi të parët në kampionat me shtatë pikë më shumë se rivali më i afërt, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje nga fundi. Në planin personal deri në qershor isha shumë mirë, më pas pata një dëmtim në gju, që më mbajti jashtë për tri muaj, por tani jam rikuperuar 100%

Çfarë përshtypjeje ju ka lënë Partizani në këtë sezon. Cilësia ka ardhur në ulje apo në ngritje?

Në ndeshjet që e kam parë, nuk kam parë që të ketë një dallim mes Partizanit dhe kundërshtarëve që janë përballur. Kjo mund të ndodhë për shkak të ndryshimit të trajnerit, i cili gjithsesi kërkon kohë për t’i dhënë skuadrës një stil loje dhe identitet. Me gjithë respektin, mendoj se cilësia te Partizani ka rënë. Në skuadër vijnë gjithnjë e më shumë lojtarë të rinj dhe nuk është e thënë që të gjithë të rinjtë janë lojtarë të mirë. Rrjedhimisht në fushë krijohen mangësi, sepse të luash me Partizanin është një përgjegjësi, që ndonjëherë edhe ata që kanë njëfarë përvoje, nuk janë në gjendje të tregojnë vlerat e tyre.

Denis LALA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img