Friday, September 20, 2024

Brdariç e ka me gjykimin: Nuk e Kuptoj pse arbitri ndihmoi Partizanin!

Lexo

Gjatë ndeshjes Partizani-Vllaznia të luajtur sot pasdite në “Air Albania”, tekniku i kuqebluve, Thomas Brdariç  është parë të jetë shumë herë reagues ndaj vendimeve të gjykimit. Madje, për këtë ai edhe është ndëshkuar me karton të verdhë nga arbitri kryesor Lata.

Ndërkohë, pas ndeshjes, duke folur për Supersport, Brdariç vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim. “Kartoni i kuq i dhënë ndaj Hakajt ishte një pikë kyçe e takimit. Deri në këtë situatë ne ishim mirë, kishim sipas meje gjithçka në kontroll. Ne shënuam dhe pas 1-0 ne nuk mbajtëm topin mirë aq mirë sa duhet ndaj skuadrave kryesore në Superiore, lejuam Partizanin të kthehej në lojë dhe ky momenti i të kuqit na shtyu pak poshtë. Pastaj ndeshja shkoi si një film triller. Sipas mendimit tim, ishte pikë vendimtare që nuk i dha kartonin e kuq Partizanit. Dhe duket se është vendim i tij dhe nuk e di pse, se ishte faull i fortë dhe sipas meje i duhej dhënë i dyti i verdhë, ndeshja do mbyllej aty dhe në këtë situatë e ndihmoi Partizanin.”, tha Brdariç.

Sa i përket pretendimeve për titull, Brdariç mendon se tashmë Tirana kryesuese është larg, ndërkohë që përqëndrimin duhet të jetë për zonën europiane. ”Në këtë moment nuk është vendimtare të flasim për titull, për ne ishte vendimtare sot, duhej të fitonim e nuk e bëmë. Duhet të përqendroheni te paraqitja e radhës, duhet të shohim ndeshje pas ndeshje për pikët. Tirana është shumë larg dhe ne duhet të qëndrojmë të përulur që të kapim vendet europiane”, u shpreh njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img