Sunday, October 6, 2024

Brdariç: “Ishim ekipi më i mirë dhe e meritonim fitoren”

Lexo

Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 sfida mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Një ndeshje e bukur dhe e luftuar, por në fund dy skuadrat janë detyruar që të ndajnë nga një pikë. Pas ndeshjes u prononcua trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç:

“Për opinionin tim ishim ekipi më i mirë dhe e meritonim fitoren. Vetëm topi nuk kaloi në rrjetën. Nga njëra anë kemi fituar 1 pikë, nga ana tjetër kemi humb 2 pikë.

Ne kemi zëvendësime, djem të rinj që duhet të presin për momentin të luajnë. Duam të jemi sa më të mirë në çdo merkato. Nuk e kam mendjen çfarë do ndodhë në merkato, jam i lumtur me çfarë kam. Sot bëmë disa zëvendësime. Mendoj si të fitoj ndeshjet në javët në vijim.

Doda është i ri, i thashë që do mësojë. Përkushtimi ishte mjaft i mirë. E kemi përgatitur ekipin dhe dëshironim të vinim për të fituar”, u shpreh Brdariç për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img