Friday, January 31, 2025

Brdariç: “Jam i lumtur me performancën e ekipit sot. Të gjithë kanë dhënë kontribut sot, kjo na jep konfidencë për ndeshjen tjetër”

Lexo

Vllaznia triumfon 1-3 ndaj Teutës, në ndeshjen e Superiores, të luajtur në “ Niko Dovana”. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, deklaroi:

“Fillimisht urime çunave për fitoren. Jam i lumtur që performuam kështu në Durrës, shënuam 3 gola. Patëm problem se pësuam 1 gol, por ndodh në futboll. Procedura që ndoqëm nga ndeshja me Egnatian, nuk arritëm të shënonim fatkeqësisht. Kemi objektiv të qartë si duam të luajmë futboll. Rrugëdaljet ishim shumë të mira, sot mund të shënonim 7-8 gola, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Mund të jetë e lehtë, kur e bën të lehtë. E dimë që Teuta do të luante ndryshe në pjesën e dytë, do të na detyronte për disa gabime. Shënuam në kohën perfekte të pjesës së dytë, gol i bukur nga Dodaj që na ndihmoi, na dha shtysë. Nuk mund të shpëtosh çdo gjë, sidomos në fushë kundërshtare. Teuta ekip i fortë, ka probleme në renditje, por prandaj janë të rrezikshëm. Nuk e lejuam të kthehej në lojë, prandaj jam i lumtur me performancën e ekipit sot.

Mund të luajë në pozicione të ndryshme Kryme, si Mala. Ky është plus për ne. Mund të luajmë në sisteme të ndryshme, por nuk jemi në krye të klasifikimit. Ju e patë që nuk ka lidhje sa mirë luan në javën e kaluar, duhet të shënosh. Duhet të mbrosh mirë, të kesh balancë. Si implemtuam sot ishte mjaft mirë. Krymi bëri mirë, por është numri 6 dhe na duhet ashtu. Mala shumë mirë sot. Është e mrekullueshme të shikosh sa vrapon. E ndryshuam se e di që e ka këtë kontribut, por shumë shpejt do kemi disa GPS të shikojmë sa vrapojnë lojtarët. Të gjithë kanë dhënë kontribut në fitore dhe na jep konfidencë në ndeshjen tjetër”, u shpreh Brdariç për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img