Sunday, November 24, 2024

Brdariç, me “dhimbje koke” për sfidën e së dieles me Kastriotin

Lexo

Vllazninë e pret një ndeshje jo pak e vështirë të dielen në transferten krutane. Një sfidë ku të dyja skuadrat kërkojnë pikët e plota, Vllaznia për të kompensuar pikët e lëna rrugës, të cilat e kanë distancuar shumë me kreun, si dhe Kastrioti për të marrë pikët e mbijeteses.

Krutanët kanë avantazh moralin në rritje të këtij fillim viti duke i marrë pikë skuadrave pretendente. Moral në rritje, në mund ta quajmë kështu, ka edhe Vllaznia me fitoren e ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës në transfertën vlonjate.

Por, për hirë të së vertetes, ditët e pragndeshjes për kuqeblutë nuk kanë shkuar aspak mirë. Skualifikime kartonë, dëmtime, por edhe leje nga klubi për titullarë të formacionit që e kanë bërë “me dhimbje koke” teknikun Brdariç.

Në infermieri vazhdojnë të jenë qendërmbrojtësi Mevlan Adili dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj, sulmuesi Viktor Da Silva me 4 të verdha, ndërkohë që qëndërmbrojtësi Diagne vazhdon të jetë në Francë për arsye familjare. Më së shumtmi, problematika vazhdon të jetë për qëndrën e mbrojtjes, ku përsëri, ashtu si edhe në ndeshjen e Kupës me Flamurtarin pritet të jenë dyshja, Gurishta-Bulatoviç

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img