Saturday, November 23, 2024

Brdariç: Tre pikët me Skënderbeun ishin shumë të rëndëisshme, fokusimi në ndeshjet e tjera

Lexo

Vllaznia fitoi ndaj Skënderbeut, ndoshta jo me atë shkëlqimin e duhur që e priste tifozëria shkodrane, si dhe opinion sportiv në përgjithësi. Por, megjithatë, tre pikët e marra ishin të merituara dhe po aq edhe të rëndësishme. Një gjë të tillë, pak a shumë e konfirmoi në konferencën për shtyp edhe vetë trajneri i kuqebkluve, Thomas Brdariç.

“Mendoj se këto tre pikë sot ishin shumë të rëndësishme dhe duhet të rritësh limitet, edhe në fazën e presingut kur nuk kemi topin. Bravo djemve për përkushtimin, mendoj se e meritojmë shumë këtë fitore. E dimë që jemi konkurrues, ua kemi thënë që të tregojnë kur tu vijë mundësia. Duhet të tregojnë dëshirë që kur të vijë mundësia të thonë :po jam gati në çdo moment. Ne i kemi bërë të gatshëm të luajnë kudo. Është mendërisht e vështirë kur nuk luan shumë, por stafi ka bërë një punë të madhe edhe nga ana fizike që të jenë në formë të mirë kur të vijë momenti. Duhet të merrni në konsideratë që edhe ndeshjet e fundit kanë qenë të vështira me më pak lojtarë në fushë. Kemi sakrifikuar pak dhe në pjesën e dytë deshëm të mbanim pak topin, ndoshta çalonte në disa momente, erdhi edhe kundërsulmi, mendoj se strategjia funksionoi mirë sot. Duhet të analizojmë mirë ndeshjet, që të zbulojmë dhe kuptojmë se ku jemi në këtë moment. Në të kaluarën të gjithë kanë thënë që kemi pësuar shumë gola, pasi të gjithë pëlqejnë futbollin ofensiv, por që të shkosh në majë e konkurrosh duhet të luash të dy pjesët, në sulm dhe në mbrojtje. Disa skuadra kanë nevojë për pak kohë që të kuptojnë se çfarë nevojitet. Mendoj se skuadra dhe disa lojtarë kuptojnë shumë më mirë se çfarë duhet të bëjmë. Kemi nevojë për pushim në këmbët tona. Duhet fuqi dhe lojtarë që të kuptojnë se si punojmë në fushë, analizojmë ndeshjet, të gjejmë taktikën e duhur, të jemi inteligjente, të kemi një ide të mirë. Ne bëjmë gabime por prej tyre do të mësojmë që të jemi më mirë.”, tha tekniku Brdariç.

Ndërkohë, duke folur për aktivizimin e Arsid Krujës në pozicionin e mbrojtësit të djathtë duke zëvëndësuar kapitenin Gurishta, madje duke marrë edhe besimin e mbajtjes së shiritit të kapitenit. “Ishte performancë e mirë, më pëlqeu gjuha e trupit dhe e zëvendësoi si kapiten shumë mirë Gurishtën.”, pohoi Brdariç.

Dhe, më pas, në mbyllje, trajneri kuqeblu foli edhe për vazhdimësinë, duke shtuar se jënë të përqëndruar për të ecur para duke mos pritur që të varen nga skuadrat e tjera, por vetëm tek skuadra e tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img