Në prag të sfidës kundër Teutës, që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe pa pagesë në RTSH2, Bylisi prezanton blerjet e reja. Klubi mallakastriot njofton se ka firmosur me 11 lojtarë të rinj. 6 janë blerje të reja, ndërsa 5 janë lojtarë të akademisë, që kanë firmosur me skuadrën e parë.
“FK BYLIS Mallakastër njofton zyrtarizimin dhe prezantimin e 11 lojtarëve…
Kristo Mici, 22-vjeçar shqiptar i cili vjen nga kampionati qipriot dhe luan në repartin e mbrojtjes.
Malomo Taofek Ayodeji, 20-vjeçar nga Nigeria luan në ofensivë dhe vjen nga Superliga nigeriane si kapiten i ekipit Shoting Stars, Ibadan.
Patrik Treni, 22-vjeçar luan në repartin e ofensivës, bëhet pjesë e klubit tonë pasi ka spikatur te skuadra e Luzit 2008 në kampionatin e kaluar edhe si goleador.
Endri Çelaj, sulmues 20-vjeçar, ka qenë pjesë e Partizanit dhe pas rikuperimit është gati për të dhënë kontributin për klubin tonë, në sezonin e ri në Superiore, pasi ka qenë pjesë e moshave kuqezi dhe shihet si lojtar me perspektivë.
Frederiko Zenuni, 27-vjeç, shqipar që është rritur në klubet italiane dhe luan si mesfushor ofensiv.
Igor Almeida Ribeiro, braziliani 20-vjeçar që vjen në klubin tonë pas një karriere në kampionatin spanjoll”, shkruhet në njoftimin e klubit.