Sunday, January 5, 2025

Cara, Rrapaj dhe Hadroj, largohen për në kampionatin ukrainas. KF Partizani: Falenderime, respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin!

Lexo

Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj, pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës së Partizanit në gjysmën e parë të sezonit, do të vazhdojnë karrierën e tyre në kampionatin ukrainas. Ndërkohë, klubi i kuq, me një postim në rrjetet sociale ka falënderuar tre lojtarët për kontributin e dhënë.

Njoftimi i klubit:

RESPEKT DHE MIRËNJOHJE! Klubi i Futbollit Partizani dëshiron të falënderojë Tedi Carën, Arinaldo Rrapajn dhe Andi Hadrojn për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën e kuqe.

Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë, duke ndarë emocione, fitore dhe sakrifica. Ju urojmë suksese të mëdha në karrierën tuaj të re në kampionatin ukrainas.

Faleminderit që keni qenë pjesë e familjes sonë të kuqe!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img