Ekipet Kombëtare

Shqipëria shpall listën zyrtare me 20 lojtarë për Kampionatin Europian U-17 2025

Trajneri Andrea Tedesco ka përzgjedhur listën zyrtare me 20 lojtarë që do të përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare U-17 në Kampionatin Europian. Më poshtë, lista e lojtarëve për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”: Portierë: Daniel Çuli, Raffaele Huli Mbrojtës: Fabjano Nuhaj, Lucas Çekrezi, Kris Gecaj, Fabian Hallidri, Darli Kurti, Hassan Haradini, Leon Sylejmani Mesfushorë: Andreas Llana,...

Çiklizëm- Etapa e shtatë e Giro d’Italia, fitohet nga spanjolli, Juan Ayuso. Në klasifikimin e përgjithshëm, kryeson Primoz Roglic(Red Bull-Bora-Hansgrohe)

Juan Ayuso (UAE Team Emirates) është fitues i etapës së shtatë të Giro d’Italia. Spanjolli mundi shokun e tij të skuadrës, Isaac Del Toro dhe kolumbianin Egan Bernal (INEOS Grenadiers) me katër sekonda. Vendi i katërt për Primoz Roglic (Red...

UEFA zyrtarizon arbitrat kryesorë për Europianin U-17 “Shqipëri 2025”

UEFA ka publikuar listën e arbitrave kryesorë që do të gjykojnë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turne që do të zhvillohet nga 19 maji deri më 1 qershor në katër stadiume: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe...

Kombëtarja U-19 e vajzave do të luajë dy ndeshje miqësore me Rumaninë në Korçë

Kombëtarja U-19 e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Rumanisë në datën 31 maj dhe 2 qershor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord që miqësoret të luhen në Shqipëri, në...

Çiklizëm-Probleme në etapën e gjashtë të Giro d’Italia. Terreni rrëshqitës, përplasje dhe dëmtime masive të garuesve

Një përplasje e madhe në qendër të grupit, me disa çiklistë që përfunduan në tokë, shkaktuar nga asfalti i rrëshqitshëm për shkak të shiut, çoi në vendimin e jurisë për të ‘neutralizuar’ etapën e gjashtë të Giro d’Italia, nga...

BOTËRORI 2026/ HAPET PROCESI I APLIKIMIT PËR REZERVIMIN E BILETAVE PËR NDESHJEN SHQIPËRI – SERBI

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e...

Prag finalet e EURO U-17, trajneri Tedesco fton 23 lojtarë në fazën përgatitore. Pjesë e listës edhe talentet shkodranë Gabriel Kulla dhe Alen Vukaj

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur përgatitjet për fazën finale të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të ngrejë siparin më 19 maj, me ndeshjen hapëse Shqipëri – Portugali në stadiumin “Arena Kombëtare”, ora 18:00. Trajneri i ekipit, Andrea Tedesco, ka...

(Video) Euro U-17 mbërrin në Elbasan, FSHF organizon event promovues me qindra fëmijë e qytetarë

Eventi i radhës promovues në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u zhvillua në Elbasan, ku morën pjesë qindra fëmijë dhe banorë të këtij qyteti. Aktiviteti, që u organizua në sheshin përpara stadiumit “Elbasan Arena”, kishte si qëllim promovimin...

Njoftim zyrtar për anëtarët e Klubit të Tifozëve të Kombëtares në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri – Serbi më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për...

Deklaratë për media e FSHF në lidhje me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorikisht një lajm të shpërndarë së fundmi nga një media online me bazë në Zvicër, që pretendon në mënyrë të rreme dhe pa asnjë bazë faktike se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të...

Latest News

- Advertisement -spot_img