Në përballjen e së enjtes ndaj Shqipërisë në “Air Albania”, Kombëtarjes së Çekisë pritet t’i mungojnë 4 lojtarë protagonistë. Bëhet fjalë për Patrik Shik i cili mungoi edhe në ndeshjen e parë. Sulmuesi që shkëlqeu në kampionatin europian në 2021 me 5 gola që prej 11 marsit vuan një dëmtim muskulor ku ende nuk ka zbritur në fushë për skuadrën e tij Bajer Leverkusen.
Nëse një vit më parë kishte shënuar 24 gola në Bundesligë vjet ai e mbylli me vetem 3 gola dhe ndeshja e fundit është më 9 mars ndaj Ferencvarosh në Euopa Ligë. Dy ditë më pas do dëmtohej e që atëhere nuk ka luajtur asnjë ndeshje.
Ndërkohë pritet të mungojë dhe Antonin Barak. Situata për Barak është ndryshe pasi dyshohet për masë disiplinore, ndërsa sa i përket gjendjes fizike, ai ka luajtur në ndeshjen e mesjaves në Europa Ligë dhe ka shënuar ndaj Ferencvarosh ndërsa në fundjavë ndaj Napolit në Serinë A nuk është aktivizuar asnjë minutë.
Mungesat nuk mbarojnë këtu, janë edhe 2 lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për portjerin e Plzen Jindrich Stanek. i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit dhe mesfushori i Union Berlin, Aleks Kral, i cili po ashtu u dëmtua fundjavën e fundit. Ne vend të tyre trajneri Jaroslav Silhavi ka thirrur portjerin Matej Kovar dhe mesfushorin me tipare difensive Lukas Masopust.